Kalo te përmbajtja

20 GUSHT 2019
PARAGUAI

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën guarani

Prezantohet Përkthimi Bota e Re në gjuhën guarani

Më 16 gusht 2019 Dëshmitarët e Jehovait në Paraguai prezantuan Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën guarani në një kongres rajonal që u transmetua nga Betheli, i cili ndodhet në Kapiatá. Vëlla Daniel Gonzalezi, anëtar i Komitetit të Degës në Paraguai, e prezantoi Biblën ditën e parë të kongresit. Programi u transmetua njëkohësisht në 13 vende të tjera, me 5.631 të pranishëm gjithsej.

Edhe pse spanjishtja flitet gjerësisht në Paraguai, rreth 90% e popullsisë flet edhe gjuhën guarani, një gjuhë indigjene. Kjo e bën Paraguain të vetmin vend në Amerikën Latine ku shumica flet të njëjtën gjuhë indigjene.

Që para se të dilte ky përkthim, një nga përkthyesit kishte vënë re se shumë vëllezër e motra i luteshin Jehovait në guarani, në gjuhën amtare. Ai shpjegon: «Tani Jehovai do të na flasë në guarani. E ndiejmë se na do dhe se na jep dinjitet. Sot më shumë se kurrë e ndiej se Jehovai është Ati im.»

Pa dyshim, kjo Bibël do të ndikojë pozitivisht te 4.934 lajmëtarët në Paraguai, që flasin guarani, dhe do t’i rritë dashurinë e mirënjohjen për Jehovain dhe organizatën e tij. Jemi të sigurt se ky përkthim do t’i ndihmojë lexuesit të nxjerrin dobi nga mendimet e çmuara të Perëndisë tonë.—Psalmi 139:17.