Kalo te përmbajtja

Një rrugë e përmbytur në qytetin e Piurës. Fotoja e vogël në të majtë: vullnetarë duke riparuar shtëpinë e një vëllai në Sienegija. Fotoja e vogël në të djathtë: një anëtar i Komitetit të Degës i bën një vizitë inkurajuese një familjeje të prekur nga katastrofa

12 PRILL 2023
PERU

Cikloni Jaku godet bregdetin e Perusë

Cikloni Jaku godet bregdetin e Perusë

Në fillim të marsit 2023, cikloni Jaku goditi bregdetin në veri të Perusë. Pas dy ditësh përmbytje dhe rrëshqitje dheu, u shpall gjendja e emergjencës për rajonet veriore dhe qendrore të vendit. Përmbytjet shkatërruan shtëpi, ura dhe autostrada, duke penguar kështu evakuimet.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Nuk ka humbur jetën asnjë vëlla ose motër

  • 2 lajmëtarë u lënduan

  • 106 lajmëtarë u evakuan

  • 70 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 130 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 5 Salla Mbretërie pësuan dëme të mëdha

  • 5 Salla Mbretërie pësuan dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe po u sigurojnë ndihmë praktike atyre që jetojnë në zonat e prekura

  • Janë ngritur 3 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash për të organizuar dhënien e ndihmës

Jemi plotësisht të sigurt se Jehovai po i ndihmon vëllezërit në Peru ‘që të përballojnë çdo gjë me durim e gëzim’.—Kolosianëve 1:11.