Kalo te përmbajtja

Të pranishëm ishin më shumë se 66.000 dhe mbi 6.200 vëllezër e motra vendës ndihmuan për kongresin

29 JANAR 2019
PERU

Mbahet në Peru kongresi i fundit special për vitin 2018

Mbahet në Peru kongresi i fundit special për vitin 2018

Më 23-25 nëntor, u mbajt kongresi i fundit special i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 2018, me temë: «Ji guximtar!» Vëllezërit vendës mirëpritën 3.400 delegatë nga 9 shtete. Vendi kryesor ku u zhvillua kongresi ishte Stadiumi Monumental në Limë, kryeqytetin e Perusë. Maksimumi i të pranishmëve në stadium dhe në katër vendet e tjera ishte 66.254 veta. Gjithashtu u pagëzuan 719 vëllezër e motra. Programi u ndoq njëkohësisht në gjuhën angleze, peruane të shenjave, keçua (ajakuço) dhe në gjuhën spanjolle.

Një vogëlushe që mori pjesë në Stadiumin Monumental jep lamtumirën ditën e fundit të kongresit

Moment i rëndësishëm i këtij eventi ishte mundësia që delegatët dhe vëllezërit vendës të dilnin së bashku në shërbim. Delegatët shijuan edhe disa ushqime lokale, kulturën dhe një vizitë në godinat e degës së Perusë.

Ezekiel Porras, përfaqësues i degës së Perusë, tha: «Ndikimi i këtij kongresi special ka qenë tejet i madh në Peru. Jo vetëm që u ngeli në mendje vëllezërve dhe motrave, por edhe në komunitet la një dëshmi të jashtëzakonshme. E falënderojmë Jehovain që ky rast i veçantë doli në lavdi të emrit të tij të madh.»—1 Pjetrit 2:12.

 

Në Stadiumin Monumental ishin vënë disa vaska pagëzimi dhe u pagëzuan 483 veta. Ndërsa në katër vendet e tjera u pagëzuan 236 të tjerë

Delegatët dolën në shërbim me Dëshmitarët vendës

Vëlla Samuel Hërdi, anëtar i Trupit Udhëheqës, mbajti fjalimin mbyllës të secilës ditë

Delegatëve iu dha një mirëseardhje e ngrohtë në Aeroportin Ndërkombëtar Horhe Çavez, Limë

Vizita në degë përfshinte një ekspozitë ku shpjegohej si Jehovai bëri të mundur që emri i tij të ruhej në Bibël

Vëllezërit treguan si mund të gatuhen disa pjata tradicionale peruane, kur delegatët vizituan një Sallë të Asambleve. Në foto, për delegatët është përgatitur dhe servirur një gatim me produkte deti (seviçe)

Demonstrojnë artin tradicional të tjerrjes së leshit. Shpesh leshin e ngjyrosin duke e ngjyer në bojëra natyrale nga bimët

Delegatët që vizituan Bethelin shijuan edhe një mbrëmje argëtuese, ku përfshihej një shfaqje me temë: «Të synojmë». Gjatë shfaqjes kishte muzikë tradicionale, pjesë me instrumente tipike të vendit dhe kërcime nga tri trevat kryesore të Perusë: shkretëtira bregdetare, vargmalet e Andeve, pyjet peruane të shiut

Gjatë shfaqjes u performua një nga kërcimet tradicionale të qytetit të Truhiljos

Në skenë u sollën edhe situata të ndryshme predikimi. Kjo shtëpi dhe disa nga veshjet e paraqitura këtu, janë karakteristike të popullit keçua që jeton në malet e qytetit të Kuskos

Gjithë stafi i mbrëmjes muzikore, teksa përshëndet në fund të shfaqjes