Kalo te përmbajtja

30 MARS 2017
PERU

Në Peru vazhdojnë përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Në Peru vazhdojnë përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në 24 nga 25 rajonet e Perusë dhe raportet tregojnë se kjo gjendje pritet të vazhdojë. Sasia e reshjeve në vend ka qenë 10 herë më e madhe se normalja gjatë sezonit të shirave (dhjetor-mars). Dëshmitarët e Jehovait po ndihmojnë bashkëbesimtarët si edhe të prekur të tjerë nga kjo katastrofë.

Nga përmbytja janë dëmtuar më se 530 shtëpi të Dëshmitarëve të Jehovait dhe 6 vende adhurimi (Salla Mbretërie). Raportet tregojnë se në qytetin e Huarmeit, 288 kilometra larg Limës, shumë Dëshmitarë kanë mbetur të bllokuar në çatitë e shtëpive për shkak të përmbytjeve.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Peru ngriti tetë komitete ndihme që të kujdesen për Dëshmitarët në zonat e prekura, përfshirë 12 rajonet ku qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Komitetet e ndihmës kanë shpërndarë tashmë 22 tonë ushqime dhe më se 22.000 litra ujë të pijshëm për të prekurit. Në javët në vijim do të dërgohen edhe 48 tonë ushqime të tjera dhe më tepër se 9.000 litra ujë të pijshëm. Qindra Dëshmitarë në Peru kanë dalë vullnetarë të ndihmojnë me pastrimin dhe me riparimin.

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait koordinon punën e ndihmës në rast katastrofash nga selia e tyre botërore duke përdorur kontributet e dhuruara për veprën mbarëbotërore të predikimit.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Peru: Norman Kripsi, +51-1-708-9000