25 SHTATOR 2017
PORTO-RIKO
Përditësim nga Porto-Riko pas uraganit Maria
Deri më 25 shtator 2017 kemi marrë informacion nga 15 prej 19 mbikëqyrësve qarkorë në Porto-Riko dhe jemi informuar se është lënduar vetëm një nga vëllezërit tanë nga uragani Maria. Presim informacione të përditësuara nga katër mbikëqyrësit qarkorë në perëndim të ishullit, sepse deri tani nuk ka qenë e mundur të komunikohet me ta. Vëllezër nga qarqet fqinje kanë marrë motoçikleta dhe mjete transporti për terrene të ndryshme, që të udhëtojnë në pjesën perëndimore për të vlerësuar situatën.
Vazhdojmë të lutemi për vëllezërit e motrat tona të shtrenjtë.—Jakovi 5:16.
Zëdhënësi për mediat:
Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000