Kalo te përmbajtja

5 KORRIK 2019
PORTUGALI

Lisbonë, Portugali—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!

Lisbonë, Portugali—Kongresi ndërkombëtar «Dashuria nuk shuhet kurrë»!
  • Datat: 28-30 qershor 2019

  • Vendi: Sport Lisboa e Benfica Stadium, Lisbonë, Portugali

  • Gjuhët: angleze, portugeze (e Portugalisë), portugeze e shenjave, spanjolle

  • Maksimumi i të pranishmëve: 63.390

  • Numri i të pagëzuarve: 451

  • Numri i delegatëve ndërkombëtarë: 5.300

  • Degët e ftuara: Amerika Qendrore, Angolë, Australazi, Brazil, Ganë, Indi, Kanada, Mozambik, Senegal, Spanjë, Shtetet e Bashkuara, Venezuelë

  • Komente pozitive: Z. Santos ishte një nga shoferët e autobusëve që transportuan delegatët. Kur vëllai që ishte përgjegjës për autobusin, e ftoi në kongres, ai u shpreh: «Dua të vij. Që kur kam filluar të punoj me ju, ndiej një lloj paqeje që s’e përshkruaj dot me fjalë. S’e kam idenë nga buron, por e ndiej vërtet falë jush. Do të jem në stadium gjithë ditën, prandaj dua të ndjek programin.» Pas programit, u shpreh se ishte kënaqur shumë. Ai jeton në një fshat afër Lisbonës dhe në kongres takoi një vëlla që jeton në një fshat fqinj. Z. Santos tha se do të takohej prapë me vëllanë kur të ktheheshin.

 

Vëllezër dhe motra vendës mirëpresin delegatët në aeroport

Delegatët gjatë pritjes për publikun në zyrën e degës të Portugalisë

Vëlla Xhefri Xhekson, anëtar i Trupit Udhëheqës, teksa mban fjalimin e fundit të premten

Duke kënduar në gjuhën portugeze të shenjave

Një motër që po pagëzohet

Një motër e vogël vendëse bën foto me Danielin dhe Sarën

Delegatët duke kënduar këngën e fundit në kongres

Shërbëtorë specialë në kohë të plotë nga vende të tjera përshëndetin auditorin gjatë mbylljes së kongresit

Delegatë te stendat bashkë me një vëlla vendës

Vëllezër dhe motra vendës kërcejnë një valle popullore për delegatët

Vëllezërit dhe motrat që morën pjesë në shfaqje, përshëndetin auditorin