Kalo te përmbajtja

3 NËNTOR 2017
PORTUGALI

Sezoni i zjarreve më vdekjeprurëse në Portugali

Sezoni i zjarreve më vdekjeprurëse në Portugali

Temperaturat ekstreme dhe thatësira e madhe kanë shkaktuar sezonin e zjarreve më vdekjeprurëse të regjistruar ndonjëherë në Portugali. 64 veta kanë humbur jetën në qershor dhe 45 të tjerë në tetor. Në mes të tetorit u raportua një numër rekord prej 523 zjarresh. Sipas Shërbimit të Menaxhimit të Emergjencave të Bashkimit Evropian, këtë vit zjarret kanë djegur afro 520.000 hektarë tokë—më tepër se gjashtëfishi i sipërfaqes mesatare vjetore prej pak më shumë se 83.000 hektarësh.

Sipas zyrës së degës në Portugali, nga zjarret kanë humbur jetën një vëlla bashkë me nipin e tij katërvjeçar. Nga zjarret janë dëmtuar ose shkatërruar disa shtëpi të vëllezërve, toka bujqësore bashkë me makineri, si edhe kanë ngordhur disa bagëti. Vëllezërit dhe motrat vendëse janë angazhuar për të ndihmuar njëri-tjetrin që të pastrojnë vendin pas zjarrit, të heqin pemët e djegura dhe mbetje të tjera.

Një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash u mobilizua për të siguruar ndihmë praktike. Përveç kësaj, dy pjesëtarë të Komitetit të Degës në Portugali bashkë me mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë e kongregacionit u bënë vizita vëllezërve e motrave për t’u dhënë zemër.

Lutemi që Jehovai të vazhdojë të sigurojë mbështetje të dashur dhe ngushëllim për vëllezërit në Portugali, që të marrin veten pas dëmeve të mëdha që shkaktuan zjarret atje.—Psalmi 71:21.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Portugali: Zhuau Pedro Kandejas, +351-214-604-339