Kalo te përmbajtja

Paraqitje kompjuterike e një prej godinave të reja të zyrave në Lubumbashi, Republika Demokratike e Kongos

21 JANAR 2022
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS

Bethel i ri në Republikën Demokratike të Kongos

Bethel i ri në Republikën Demokratike të Kongos

Në Republikën Demokratike të Kongos, në qytetin e Lubumbashit, po ndërtohet një godinë e re që do të shërbejë si zyra kryesore e degës. Këtu pritet të jetojnë rreth 260 bethelitë që do të nisin transferimin aty nga muaji maj 2022, kurse 131 bethelitë do të vazhdojnë të jetojnë në zyrën aktuale të degës në Kinshasë. a Ndërkohë po ndërtohet një godinë tjetër banimi dhe një godinë zyrash afër degës ekzistuese në Kinshasë. Aty do të banojnë rreth 48 bethelitë pas janarit 2024. Të dyja pronat do të shërbejnë për të mbështetur aktivitetin teokratik në Kongo që sa vjen e rritet.

Vazhdon të ndërtohet e para nga tri godinat e reja të zyrave

Gjatë vitit të shërbimit 2021 vëllezërit tanë në Republikën Demokratike të Kongos drejtuan më tepër se 250.000 studime të Biblës. Kurse në Përkujtimin e Vdekjes së Krishtit ishin të pranishëm mbi 1 milion veta. Aktualisht në zyrën e degës në Kinshasë jetojnë 394 bethelitë.

Ngaqë zgjerimi i godinave në Kinshasë nuk ishte praktik, vëllezërit kërkuan për një pronë në qytete të tjera. Dhe në fakt gjetën një vend të përshtatshëm në Lubumbashi ku të ndërtonin një zyrë të re dege, me perspektivën për t’u zgjeruar në të ardhmen.

Majtas: afro 300 bethelitë do të transferohen në godinat e reja në Lubumbashi. Djathtas: paraqitje kompjuterike e projektit të përfunduar

Prona në Lubumbashi është 2.300 kilometra larg Kinshasës. Ajo zë rreth 12 hektarë dhe përmban godina banimi, zyra, një magazinë dhe një godinë shumëfunksionale ku gjendet salla e ngrënies dhe ambiente për zbavitje.

Ndërtimi nisi në nëntor 2020, por ndeshi shumë vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19.

Vëlla Robert Elongo, anëtar i Komitetit të Degës në Kongo (Kinshasë), shpjegon: «Ngaqë u mbyllën kufijtë, u vështirësua goxha dërgimi i materialeve të ndërtimit dhe kjo e vonoi ca fazën fillestare të projektit.»

Megjithatë, vëlla Elongo thotë: «Vetëm në një vit është realizuar 40 për qind e fazës fillestare të projektit.»

E shohim mjaft qartë se Jehovai po e bekon projektin. Lutemi që ky ‘zotërim’ tjetër i Krishtit të shërbejë si dëshmi e mirë për komunitetin dhe t’i sjellë nderim emrit të Perëndisë Jehova.—Mateu 24:47.

a Dega e Republikës Demokratike të Kongos (Kinshasë) mbikëqyr veprimtarinë teokratike në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Republikën e Kongos.