3 QERSHOR 2021
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS
Dalin Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën alure
Më 30 maj 2021 dolën Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në gjuhën alure. Vëlla Hjus Kabitshua, anëtar i Komitetit të Degës në Kongo (Kinshasë), prezantoi Biblën në format dixhital gjatë një programi të regjistruar paraprakisht.
Fakte rreth projektit
Gjuha alure flitet në Afrikën Qendrore, sidomos në zonën verilindore të Republikës Demokratike të Kongos dhe në Ugandën fqinje
Gjuhën alure e flasin rreth 1.735.000 veta
Në 48 kongregacionet dhe grupet e gjuhës alure shërbejnë mbi 1.500 lajmëtarë
Për të realizuar këtë projekt punuan 6 përkthyes për 12 muaj
Vëlla Kristian Beloti, anëtar i Komitetit të Degës në Kongo (Kinshasë), pohoi: «Lajmëtarët që flasin gjuhën alure, do të kënaqen duke lexuar këtë Bibël. Falë këtij përkthimi, do ta kenë më të lehtë të shpjegojnë Shkrimet dhe të ndihmojnë të tjerët që ta kuptojnë vërtet Fjalën e Perëndisë e ta duan.»—Luka 24:32.
Jemi të sigurt se kjo Bibël do t’i ndihmojë vëllezërit e motrat të vazhdojnë të shpallin ‘lajmin e mirë të përhershëm’.—Zbulesa 14:6.