Kalo te përmbajtja

Harta paraqet provincat e Kivusë së Veriut dhe të Iturit, zonat më të prekura nga Ebola. Një vajzë duke larë duart në asamblenë qarkore në Beni

2 MAJ 2019
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS

Ebola vdekjeprurëse përhapet në Republikën Demokratike të Kongos

Ebola vdekjeprurëse përhapet në Republikën Demokratike të Kongos

Që nga gushti i 2018-s, mes trazirave civile në Republikën Demokratike të Kongos po përhapet edhe epidemia e Ebolës. Ndër më shumë se 1.088 të infektuarit, kanë vdekur 665 veta në Kivunë e Veriut dhe në Ituri. Mjerisht, epidemia ka prekur edhe vëllezërit tanë. Dega e Kongos (Kinshasë) raporton se midis Dëshmitarëve të Jehovait kanë vdekur 10 të rritur dhe 2 fëmijë. Ishte infektuar edhe një vëlla tjetër, por u shërua.

Dega e Kongos (Kinshasë) mori miratimin nga Komiteti i Koordinatorëve që të përgatitnin një video të veçantë dhe një fjalim, që të mësojnë vëllezërit si të mbrohen. Të gjitha kongregacionet zbatuan sugjerimet praktike nga videoja, të tilla si: vendosën pajisje të thjeshta për të larë duart. Në këtë mënyrë u ul ndjeshëm përhapja e sëmundjes. Si rezultat, 2 përfaqësues të shëndetit publik i dërguan zyrës së degës letra mirënjohjeje për masat praktike dhe për bashkëpunimin e Dëshmitarëve të Jehovait gjatë epidemisë.—Mateu 5:16.

Në mjaft qytete, vëllezërit tanë u izoluan në shtëpitë e tyre për disa javë. Që epidemia të mos përhapet më tej në këto kohë të vështira, zyra e degës vendosi të shtynte kongreset rajonale për 12 qarqe. Prapëseprapë, dega ka marrë masa që kongregacionet e prekura ta shohin të regjistruar programin e kongresit në Sallat e Mbretërisë.

Lutemi për vëllezërit dhe motrat në Republikën Demokratike të Kongos. Gjithashtu marrim forcë nga shpresa që na jep Bibla për një të ardhme kur nuk do të ketë më sëmundje.—Isaia 33:24.