Kalo te përmbajtja

21 DHJETOR 2022
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në Kongo (Kinshasë)

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu vdekjeprurëse në Kongo (Kinshasë)

Më 13 dhjetor 2022, shirat e rrëmbyera shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Kongo (Kinshasë). Të paktën 141 veta humbën jetën, ndërsa zona të tëra u përmbytën dhe disa godina u shembën.

Situata e vëllezërve dhe e motrave

  • Mjerisht, 1 vëlla humbi jetën

  • 1 lajmëtar u lëndua

  • 3 shtëpi u shkatërruan plotësisht

  • 3 shtëpi pësuan dëme të mëdha

  • 5 shtëpi pësuan dëme të vogla

  • 1 Sallë Mbretërie pësoi dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet familjeve të prekura nga kjo katastrofë dhe po u sigurojnë ndihmë praktike

  • Për të mbikëqyrur punën për dhënien e ndihmave, u ngritën 3 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash

  • E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Mezi presim që në të ardhmen e afërt Jezu Krishti të ketë kontroll të plotë mbi klimën dhe të mbrojë si tokën edhe njerëzit.—Mateu 8:25-27.