Kalo te përmbajtja

2 JANAR 2020
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS

Përmbytje të mëdha në Kongo

Përmbytje të mëdha në Kongo

Stuhitë dhe përmbytjet e vazhdueshme krijuan kushte të rrezikshme në Republikën Demokratike të Kongos, në qendër të Afrikës. Zyra e degës në Kongo (Kinshasë) raporton se shumë Dëshmitarë të Jehovait janë prekur nga katastrofa. Mjerisht, në kryeqytetin e vendit, Kinshasë, humbi jetën një vëlla.

Dega atje raporton:

  • Në provincën jugperëndimore të Kasait, erëra të forta dhe shira të furishme shkatërruan 6 shtëpi të Dëshmitarëve.

  • Në provincën veriperëndimore të Sud-Ubangit u përmbyt një Sallë Mbretërie. Godina përdorej nga 3 kongregacione që kanë gjithsej 69 lajmëtarë. Katastrofa preku edhe 22 familje në atë zonë. Dega ka caktuar një pionier special dhe një plak për të ndihmuar nga ana materiale dhe për të inkurajuar nga Bibla vëllezërit dhe motrat në këtë zonë të izoluar.

  • Në provincën e Tshopos, vëllezërit e motrat që jetojnë në brigjet e lumit Kongo, i kanë evakuar. Gjithashtu është përmbytur të paktën një Sallë Mbretërie.

  • Kongregacionet në Kinshasë kanë raportuar se të paktën 80 familje janë prekur nga përmbytja.

Për shkak të kushteve johigjienike si pasojë e përmbytjes, është shtuar rreziku i epidemive. Prandaj, dega po informon lajmëtarët si të mbrojnë shëndetin.

Pavarësisht nga kjo situatë e vështirë, vëllezërit dhe motrat po ndihmojnë njëri-tjetrin me gjëra materiale, si ushqim dhe veshje. Po ashtu, nën drejtimin e degës po ndihmojnë edhe disa Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash.

Jemi të sigurt që lutjet tona e mbështetja materiale dhe emocionale që po jep organizata e Jehovait, ‘do të ngushëllojnë të gjithë ata që mbajnë zi’ në këto kohë kritike.—Isaia 61:1, 2.