Kalo te përmbajtja

Shpërthimi i vullkanit Niragongo

31 MAJ 2021
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS

Shpërthimi vullkanik shkakton dëme të mëdha në Goma dhe detyron mijëra veta të evakuohen

Shpërthimi vullkanik shkakton dëme të mëdha në Goma dhe detyron mijëra veta të evakuohen

Vendi

Goma, Republika Demokratike e Kongos

Katastrofa

  • Të shtunën më 22 maj 2021, në provincën veriore të Kivut, pranë qytetit të Gomas, shpërtheu vullkani në malin Niragongo duke detyruar mijëra veta të largohen nga zona e prekur

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • 2.000 lajmëtarë u evakuan në qytetet përreth

  • 35 shërbëtorëve specialë në kohë të plotë iu desh të linin shtëpitë përkohësisht

Prona të dëmtuara

  • Të paktën 29 shtëpi të vëllezërve u shkatërruan

Ndihma në rast katastrofash

  • Për të organizuar dhënien e ndihmave, u ngrit një Komitet në Rast Katastrofash (KNRK). Ky komitet po bashkëpunon me mbikëqyrësit qarkorë dhe me pleqtë vendës për të vlerësuar dëmet që shkaktoi vullkani dhe për t’u siguruar ndihmë praktike vëllezërve e motrave

  • Dhënia e ndihmave po kryhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Edhe pse shumë vëllezër kanë humbur shtëpinë, jemi të kënaqur që asnjë Dëshmitar nuk është dëmtuar nga kjo katastrofë natyrore. Ndërsa vazhdojnë të mbështeten te Jehovai gjatë kësaj periudhe të vështirë, ne nuk do t’i ndalim lutjet për ta.—Naumi 1:7.

Lava që rrjedh nga vullkani, shkakton dëme të mëdha në një nga qytetet aty pranë