16 JANAR 2017
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS
Dëshmitarët ndihmojnë të prekurit nga përmbytjet në Kongo
Dëshmitarët e Jehovait po vazhdojnë të ndihmojnë bashkëbesimtarët si edhe të prekurit e tjerë nga përmbytjet në Republikën Demokratike të Kongos. Ato përfshinë qytetin e Bomës, rreth 470 kilometra në jugperëndim të Kinshasës javën që filloi më 26 dhjetor.
Nga përmbytja u prekën gjithsej 39 familje Dëshmitarësh, ndër të cilët humbi jetën një Dëshmitar. Gjithashtu, 5 shtëpi të Dëshmitarëve u shkatërruan plotësisht dhe 5 të tjera u dëmtuan pjesërisht.
Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Kongo u dërgoi ushqim dhe veshje Dëshmitarëve në pjesën perëndimore të vendit, që t’u plotësonte nevojat më të ngutshme. Edhe Dëshmitarët në qytetet e Matadit dhe të Muandës, 80 kilometra larg nga Boma, dolën vullnetarë që të ndihmonin bashkëbesimtarët.
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait po koordinon dhënien e ndihmave për Kongon nga selia e tyre botërore në Uoruik, Nju-Jork, duke përdorur fondet e dhuruara për veprën botërore të predikimit.
Zëdhënësit për mediat:
Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000
Republika Demokratike e Kongos: Robert Elongo, +243-81-555-1000