Kalo te përmbajtja

14 TETOR 2013
REPUBLIKA DOMENIKANE

Dëshmitarët celebrojnë martesën e parë jokatolike të njohur ligjërisht në Republikën Domenikane

Dëshmitarët celebrojnë martesën e parë jokatolike të njohur ligjërisht në Republikën Domenikane

Më 28 gusht 2013, dy Dëshmitarë të Jehovait në Republikën Domenikane u martuan me anë të një ceremonie që ishte historike për atë vend. Që nga viti 1954, martesat e celebruara nga një entitet që nuk ishte kisha katolike ose gjendja civile, nuk njiheshin ligjërisht në këtë vend për shkak të një marrëveshjeje midis Republikës Domenikane dhe Vatikanit. Si pasojë, Dëshmitarët e Jehovait, përveç ceremonisë martesore fetare që kryenin, duhej edhe të regjistronin martesën para shtetit. Megjithatë, kushtetuta e re garanton njohjen ligjore të ceremonive martesore që kryhen edhe nga grupe të tjera fetare, përfshirë Dëshmitarët e Jehovait. Martesa e datës 28 gusht ishte martesa e parë jokatolike në vend.

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Republika Domenikane: Josué Feliz, tel. +1 809 595 4007