Kalo te përmbajtja

Gjykata e Qytetit të Çehovit në rajonin e Moskës

21 MAJ 2021
RUSI

Çifti Krutjakov dhe vëllezërit Nikiforov e Zhjerebcov mbështeten te Jehovai ndërsa përballojnë sprovën

Çifti Krutjakov dhe vëllezërit Nikiforov e Zhjerebcov mbështeten te Jehovai ndërsa përballojnë sprovën

PËRDITËSIM | Gjykata Ruse e Kasacionit hedh poshtë apelimin e dytë

Më 13 janar 2022, Gjykata e Kasacionit e Juridiksionit të Parë hodhi poshtë apelimin e dytë të vëlla Jurij Krutjakovit dhe të së shoqes, Zinaidës dhe të vëllezërve Vitali Nikiforov e Konstantin Zhjerebcov. Për momentin nuk duhet të shkojnë në burg.

Më 20 korrik 2021, Gjykata Rajonale e Moskës vendosi të linte në fuqi dënimin fillestar me vënie në provë për Jurin, Zinaidën, Vitalin dhe Konstantinin.

Më 24 maj 2021 Gjykata e Qytetit të Çehovit në rajonin e Moskës shpalli fajtorë Jurin, Zinaidën, Vitalin dhe Konstantinin. Gjykata i dënoi me gjashtë vjet vënie në provë Jurin dhe me dy vjet vënie në provë Zinaidën, Vitalin dhe Konstantinin.

Të dhëna

Juri Krutjakovi

  • Lindur: 1952 (Nizhnji-Novgorod)

  • Biografia: I specializuar për inxhinieri industriale dhe të ndërtimit. Ka punuar si skicograf dhe supervizor. Për vite me radhë u përpoq të gjente qëllimin e jetës. Përgjigjen e gjeti kur studioi Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. U pagëzua në vitin 1998

    Në vitin 2012 u martua me Zinaidën. U pëlqen shumë të gatuajnë dhe të dëgjojnë muzikë

Zinaida Krutjakovi

  • Lindur: 1958 (Nizhnjedjevitsk)

  • Biografia: Ka rritur e vetme vajzën e saj. Ka punuar si inxhiniere përpunimi, e specializuar për materialet qeramike dhe ato rezistente ndaj nxehtësisë. Tani është në pension

    Pyeste veten pse ka kaq shumë padrejtësi në botë. Gjeti përgjigje të kënaqshme kur studioi Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. U pagëzua në vitin 2003. Në vitin 2012 u martua me Jurin

Vitali Nikiforovi

  • Lindur: 1968 (Njevel, rajoni i Pskovit)

  • Biografia: Kur ishte fëmijë, shkëlqente në matematikë dhe i donte shumë sportet. Ka punuar si teknik avionësh në forcat ajrore ruse

    Filloi të studionte Biblën me Dëshmitarët e Jehovait në vitin 2005. U largua nga ushtria më 2007 dhe në vitin 2012 u pagëzua

Konstantin Zhjerebcovi

  • Lindur: 1973 (Turkmenistan)

  • Biografia: Kur ishte i ri, i pëlqente të merrej me peshëngritje dhe koleksiononte pulla. Ka studiuar në një shkollë teknike dhe ka punuar si elektricist. Që nga viti 2003, ka punuar në një fabrikë për ndërtimin e makinerive, e specializuar për shërbimet në centrale bërthamore

    Në vitin 1994 u martua me Natalinë. Të dy bashkë kanë studiuar Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Ai u pagëzua në vitin 2016

Historiku i çështjes

Më 30 shtator 2019, Komiteti Hetues i Rusisë në rajonin e Moskës ngriti një çështje penale kundër vëllezërve Vitali Nikiforov, Konstantin Zhjerebcov, Juri Krutjakov dhe gruas së tij, motër Zinaida Krutjakovit. Dy ditë më vonë, autoritetet i kontrolluan shtëpinë secilit prej tyre.

Vitalin, Konstantinin dhe Zinaidën i morën në pyetje për orë të tëra dhe i mbajtën një natë në burg. Pastaj i kaluan në arrest shtëpie.

Më 5 mars 2020, Jurin e futën në një qendër paraburgimi. Që atëherë, e kanë transferuar në 3 qendra të ndryshme paraburgimi. Ai është akoma në paraburgim.

Konstantini tregon se lutjet e kanë ndihmuar jashtë mase gjatë gjithë kësaj sprove që po zgjat prej kohësh. Natën që i bastisën shtëpinë, iu lut Jehovait që ta ndihmonte të përballonte ankthin. Ai shpjegon: «Me qëndrimin tonë të qetë e plot respekt ndaj autoriteteve, unë dhe familja ime u dhamë dëshmi duke u treguar se shërbëtorët e Perëndisë janë paqësorë dhe i binden ligjit.»

Konstantini vazhdon: «Kur gjendja bëhet e vështirë, vargu te Zakaria 2:8 më jep zemër dhe forcë. Më sjell ndër mend se Jehovai kujdeset për mua dhe më çmon; ai më siguron se do të më ruajë si bebëzën e syrit.»

Ndërsa këta besnikë vazhdojnë t’ia hedhin barrën Jehovait, jemi të sigurt se ai do t’i mbështetë gjithmonë.—Psalmi 55:22.