Kalo te përmbajtja

Çifti Poljakov (majtas), motër Bektemirovi (lart djathtas) dhe motër Djusekejevi (poshtë djathtas)

25 SHTATOR 2020
RUSI

Çifti i parë Dëshmitar që u futën në paraburgim në Rusi rrezikojnë të shpallen fajtorë bashkë me dy motra të tjera

Çifti i parë Dëshmitar që u futën në paraburgim në Rusi rrezikojnë të shpallen fajtorë bashkë me dy motra të tjera

Data e vendimit

Më 21 tetor 2020, * Gjykata e Krahinës së Pervomajskit në qytetin e Omskut do të japë vendimin për çështjen që lidhet me vëlla Sergej Poljakovin dhe gruan e tij, Anastasian, si edhe me motrat Gauhar Bektemirovin dhe Dinara Djusekejevin. Prokuroria kërkoi që vëlla Poljakovi të dënohet me 6 vite e gjysmë burg, ndërsa tri motrat të dënohen secila me 2 vite vënie në provë.

Të dhëna

Sergej Poljakovi

  • Lindur: 1972 (Rajoni i Murmanskut)

  • Biografia: Ka ndjekur universitetin dhe është specializuar në radiologji. U martua me Anastasian në vitin 2003

Anastasia Poljakovi

  • Lindur: 1984 (Rajoni i Murmanskut)

  • Biografia: Ka studiuar juridik në universitet. Ajo dhe Sergeji kanë qejf të mësojnë gjuhë të huaja, përfshirë këtu gjuhën kineze, kazake, gjuhën ruse të shenjave dhe serbe

Gauhar Bektemirovi

  • Lindur: 1976 (Uril, Kazakistan)

  • Biografia: Më e vogla nga gjashtë fëmijët. Është rritur në zonat malore të Kazakistanit dhe ka qenë gjithmonë e dashuruar me natyrën. Për vite me radhë vriste mendjen se cili është qëllimi i jetës derisa gjeti përgjigje logjike dhe të kënaqshme në Bibël. Studimi i thellë i Fjalës së Perëndisë i ka dhënë forcë e ngushëllim përballë këtij arrestimi të padrejtë

Dinara Djusekejevi

  • Lindur: 1982 (Leningradskovë, Kazakistan)

  • Biografia: Kur ishte e vogël mendonte shumë për qëllimin e jetës. Filloi të studionte Biblën në moshën 17-vjeçare. E çmonte shumë mençurinë e Biblës dhe u gëzua kur mësoi emrin e Autorit të saj, Jehovait. I pëlqen basketbolli, volejbolli, vrapi dhe shëtitjet me biçikletë

Historiku i çështjes

Natën e 4 korrikut 2018 një grup policësh shpartalluan derën dhe hynë në apartamentin e vëlla Poljakovit dhe të gruas së tij, Anastasias, kur këta po flinin. Policë të maskuar e rrahën keqas vëlla Poljakovin. Arrestuan çiftin dhe i futën në paraburgim. Ata ishin çifti i parë që u burgosën pas vendimit të vitit 2017 nga Gjykata e Lartë e cila ndalonte aktivitetin e Dëshmitarëve të Jehovait. Çifti Poljakov kaluan pesë muaj në izolim e të ndarë nga njëri-tjetri, pastaj tre muaj së bashku në arrest shtëpie.

Në maj të 2019-s, autoritetet nisën sërish të bastisnin në mënyrë të paligjshme shtëpitë e Dëshmitarëve të Jehovait në rajonin e Omskut. Si pasojë u arrestuan motrat Bektemirov dhe Djusekejev. Çështjet e tyre dhe çështja e çiftit Poljakov u bashkuan në një proces të vetëm, i cili filloi më 1 prill 2020.

Jemi të sigurt se Jehovai do t’u japë shërbëtorëve të tij forcën që u duhet për t’u bërë ballë këtyre padrejtësive.—Efesianëve 3:20.

^ par. 3 Data edhe mund të ndryshojë