Kalo te përmbajtja

Vëlla Igor Avramenko, që nuk jeton më, me gruan, Jelenën

30 MARS 2020
RUSI

Agjentë të FSB-së në Rusi bastisin shtëpinë e një Dëshmitari që ka vdekur

Agjentë të FSB-së në Rusi bastisin shtëpinë e një Dëshmitari që ka vdekur

Më 23 mars 2020 agjentë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB) në Habarovsk, bastisën dhe dëmtuan shtëpinë e vëlla Igor Avramenkos 6 ditë pasi vdiq nga një problem me zemrën. Ndonëse hetuesit kishin mandat kontrolli në emër të vëllait, ata konfiskuan edhe kompjuterin, kamerën dhe gjëra të tjera personale të gruas së tij, Jelenës.

Më herët po atë ditë forcat policore kishin shkuar në vendin ku punon motër Avramenkoja dhe e kishin shoqëruar për në shtëpi, ku po e priste Stanislav Grebenkini, hetuesi kryesor, me mandat në dorë. Ajo i tregoi z. Grebenkin se i shoqi nuk jetonte më. Edhe pse e dinte, ai nxori justifikimin se autoritetet e kishin lëshuar mandatin para se të merrej vesh se kishte vdekur.

Hetuesi e siguroi motrën se agjentët do të bënin një kontroll sa për sy e faqe, «që ta mbyllnin shpejt çështjen dhe të dorëzonin dokumentet në arkivat [e FSB-së]». Gjithsesi, ata filluan ta kontrollonin shtëpinë e ta bënin rrëmujë.

Në Habarovsk janë akuzuar penalisht 10 Dëshmitarë. Ndonëse autoritetet ruse janë përpjekur fort të shkatërrojnë besimin e vëllezërve dhe të motrave atje, e dimë se ‘fuqia e tyre qëndron në qetësinë dhe në besimin’ që kanë tek Ati ynë i dashur, Jehovai.—Isaia 30:15.