Kalo te përmbajtja

Vëlla Aleksandër Parkovi takohet me gruan, Galinën, pasi e lirojnë nga burgu

13 GUSHT 2024
RUSI

Aleksandër Parkovin e lirojnë nga burgu

Aleksandër Parkovin e lirojnë nga burgu

Më 9 gusht 2024, vëlla Aleksandër Parkovin e liruan nga burgu. Më 29 korrik 2021, e kishin dënuar me 6 vjet e gjysmë burg. Duke mbajtur parasysh kohën që kishte kaluar në burg para se të shpallej vendimi, dënimi i tij tani konsiderohet i përfunduar.

Në total, koha që Aleksandri dhe gruaja e tij, motër Galina Parkovi, qëndruan larg njëri-tjetrit është më shumë se 5 vjet. Gjatë kësaj periudhe, Galina u dënua në një çështje tjetër penale me 2 vjet e 3 muaj vënie në provë. Gjithashtu, si pasojë e çështjes penale humbi edhe punën.

Kur ishte në burg, Aleksandrit i lejohej të komunikonte me gruan nëpërmjet telefonit dhe letrave. Në lidhje me atë periudhë të vështirë, Galina tregon si i jepte zemër Aleksandri: «Më përmendte shpesh se, për sa kohë kemi Jehovain me ne, s’ka pse të frikësohemi.»

Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’i bekojë Aleksandrin dhe Galinën tani që kanë mundësi ta adhurojnë sërish së bashku. Gjithashtu ‘qëndrojmë vigjilentë për t’iu kushtuar lutjeve’ në favor të atyre që janë të burgosur për hir të besimit.—1 Pjetrit 4:7.