Kalo te përmbajtja

Gjykata Rajonale e Oriolit

14 MAJ 2019
RUSI

Apelimi i Kristensenit drejt përfundimit

Apelimi i Kristensenit drejt përfundimit

Të martën më 7 maj 2019, Gjykata Rajonale e Oriolit nisi seancën e apelimit të Denis Kristensenit, i cili është dënuar me 6 vjet burg ngaqë praktikonte besimin. Deri tani kjo gjykatë po ndjek modelin e gjykatave të tjera ruse, duke mos i shqyrtuar siç duhet provat e pafajësisë së Denisit, që avokatët mbrojtës mendojnë se janë të pakundërshtueshme. Paneli me tre gjyqtarë pritet të marrë vendimin aty nga fundi i javës.

Ditën e parë të gjyqit në sallë erdhën shumë vëllezër e motra për të mbështetur Denisin. Kishte edhe diplomatë nga vende të ndryshme, gazetarë dhe avokatë të të drejtave të njeriut. Seanca filloi në një sallë të vogël që mund të mbante vetëm 20-25 veta, ndaj rreth 50 të tjerë mbetën jashtë. Gjithsesi, gjykata e pranoi kërkesën e avokatëve mbrojtës që seanca të mbahej në një sallë më të madhe e cila mbante rreth 80 veta. Seanca zgjati vetëm tri orë.

Ditën e dytë gjykatësit refuzuan kërkesën e palës mbrojtëse për të rishqyrtuar shumicën e dëshmive për pafajësinë e Denisit. Kjo është e turpshme, pasi avokatët e tij janë të bindur se dëshmia do të vërtetonte që vendimi fillestar ishte i pabazë. Nga fundi i ditës gjykata njoftoi se seanca do të vazhdonte të enjten, më 16 maj. Atëherë avokatët do të bëjnë komentet përfundimtare.

Vazhdojmë të lutemi që vëllezërit tanë në Rusi të mos e humbin paqen dhe besimin e patundur te premtimi i Jehovait se do t’i shpëtojë nga ata që i përçmojnë.—Psalmi 12:5.