Kalo te përmbajtja

Gjykata Rajonale e Oriolit

17 MAJ 2019
RUSI

Apelimi i fundit i Denis Kristensenit do të jetë më 23 maj

Apelimi i fundit i Denis Kristensenit do të jetë më 23 maj

Të enjten më 16 maj 2019 rifilloi seanca për Denis Kristensenin. Prokurorët dhe avokatët mbrojtës dhanë komentet e fundit, ndërsa Denisi foli për afro një orë në mbrojtje të vetes. Sërish ishin të pranishëm diplomatë të huaj dhe gazetarë. Kjo tregon se bota po interesohet akoma për këtë çështje, edhe pse kanë kaluar 2 vjet që kur arrestimi i tij tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Në fillim seanca ishte planifikuar të zgjaste deri të premten, më 17 maj. Megjithatë, gjykatësit njoftuan se do të shtyhet për të enjten më 23 maj, në orën 10.00. Atëherë Denisi do të ketë mundësi të mbrohet për herë të fundit para se të merret vendimi. Vështirë të thuhet me saktësi nëse vendimi do të merret më 23 maj ose nëse do të shtyhet më tej.

Marrim zemër kur shohim vëllezër, si Denis Kristenseni dhe Sergei Skrinikovi, që janë pozitivë dhe që duan me gjithë shpirt të mbeten besnikë. Kur mendojmë për vëllezërit në Rusi, ndihemi si apostulli Pavël që, nën frymëzim, u shkroi selanikasve: «Ne ndihemi krenarë për ju nëpër kongregacionet e Perëndisë, falë qëndrueshmërisë dhe besimit tuaj në të gjitha përndjekjet dhe shtrëngimet që po duroni.»—2 Selanikasve 1:4.