11 TETOR 2024
RUSI
Arsin Avanjesovin e lirojnë nga burgu
Më 9 tetor 2024, vëlla Arsin Avanjesovin e lirojnë nga një burg në Rusi. Në fillim, më 29 korrik 2021, atë e shpallën fajtor dhe e dënuan me 6 vjet e 6 muaj burg. Pastaj, gjyqtari i gjykatës së apelit e shtoi dënimin me burg në 7 vjet. Meqë ka kaluar mbi 2 vjet në paraburgim para se ta shpallnin fajtor, tani dënimi i tij konsiderohet i përfunduar.
Babanë e Arsinit, vëlla Viljen Avanjesovin, i cili ishte pjesë e së njëjtës çështje penale, e shpallën fajtor dhe tashmë e ka kryer dënimin e tij me 6 vjet burg. Atë e liruan më 9 shkurt 2024.
Arsini ia doli të qëndronte i fortë gjatë kohës në burg, sepse ishte i vendosur të jetonte në lartësinë e kushtimit që i kishte bërë Jehovait. Në deklaratën e tij të fundit në gjyq para se ta burgosnin, ai tha: «I kam dhënë fjalën Jehovait se do t’i qëndroj besnik. I kam kushtuar jetën dhe e kam bërë këtë me gjithë zemër. Nuk dua, nuk mundem dhe nuk do t’i dal nga fjala.» Veç kësaj, Arsini shprehu bindjen se besimi i rrënjosur thellë nuk shkatërrohet dot. Ai pohoi: «Besimi im nuk është lëkundur, përkundrazi është bërë edhe më i fortë.»
Jemi të lumtur që Arsini është bashkuar me familjen e tij dhe do të vazhdojmë të lutemi me zjarr për motrat e vëllezërit tanë që janë ende në burg. Marrim zemër kur dimë se, pavarësisht se ‘vuajmë për shkak të sprovave të ndryshme’, besimi dhe qëndrueshmëria jonë na sjell gëzim dhe shumë bekime.—1 Pjetrit 1:6, 7.