Kalo te përmbajtja

10 SHKURT 2021
RUSI

Autoritetet ruse bastisën të paktën 15 shtëpi të Dëshmitarëve në rajonin e Moskës

Autoritetet ruse bastisën të paktën 15 shtëpi të Dëshmitarëve në rajonin e Moskës

Mëngjesin e 10 shkurtit 2021, autoritetet ruse bastisën të paktën 15 shtëpi të motrave dhe të vëllezërve tanë në Moskë dhe në zonat përreth. Bastisjet i kryen forcat policore rajonale dhe kombëtare së bashku me agjentë të Shërbimit të Sigurimit Federal (FSB). Ata morën në pyetje disa nga vëllezërit. Të paktën 3 vëllezër janë arrestuar.

Lutemi pareshtur për motrat dhe vëllezërit tanë në Rusi, të sigurt se Jehovai do t’u japë forcë të qëndrojnë përballë përndjekjes.—1 Pjetrit 5:10.