Kalo te përmbajtja

Vëlla Viljen Avanjesovi me të shoqen, Stelën, pasi doli nga burgu

14 SHKURT 2024
RUSI

Autoritetet ruse lirojnë nga burgu vëllanë tonë 71-vjeçar, Viljen Avanjesovin

Autoritetet ruse lirojnë nga burgu vëllanë tonë 71-vjeçar, Viljen Avanjesovin

Më 9 shkurt 2024, doli nga burgu vëlla Viljen Avanjesovi pasi vuajti dënimin për thuajse 5 vjet. Viljenin e arrestuan dhe e futën në paraburgim, në maj të vitit 2019. Më 29 korrik 2021, atë e dënuan me 6 vjet burg. Meqë kaloi kohë në paraburgim, nuk i duhej të kryente dënimin e plotë. Edhe djalin e tij, Arsinin, e arrestuan dhe e dënuan në të njëjtën kohë. Por, Arsini është ende në burg.

Pak para se Viljenin ta lironin, gruaja e tij, motër Stela Avanjesovi, u shpreh: «Periudha prej 2 vjetësh e gjysmë që Viljeni kaloi në paraburgim, ishte më e vështira për të gjithë ne. Kisha shumë ankth. Nuk na lejonin të komunikonim me Viljenin, madje as nëpërmjet letrave. Veç kësaj, meqë burrin dhe djalin i kisha në burg, isha në merak se si do të kujdesesha e vetme për nevojat materiale të familjes.»

Pavarësisht nga vështirësitë, Viljeni dhe Stela e kanë ndier përherë mbështetjen e Jehovait. Më tej Stela shtoi: «Viljeni më tregoi se çdo herë që e çonin në sallën e gjyqit gjatë procesit penal, ai shihte vëllezër e motra të mbledhur në gjykatë. Për të, kjo ishte provë e kujdesit të Jehovait. Sa për mua, Jehovai u kujdes që të kisha gjithmonë çdo gjë që më nevojitej. Jam 100 për qind e sigurt se Jehovai u gjendet pranë atyre që besojnë tek ai.»

Jemi të lumtur që Viljeni dhe Stela janë përsëri bashkë. Do të vazhdojmë të lutemi për djalin e tyre, Arsinin, dhe për të gjithë vëllezërit e motrat tona që janë ende në burg. S’kemi pikë dyshimi se Jehovai do të vazhdojë të jetë dritë, shpëtim dhe kala për të gjithë ata që i qëndrojnë besnikë.—Psalmi 27:1.