Kalo te përmbajtja

Nga e majta: vëllezërit Vladimir Deshko, Juri Loginski, Juri Moskaljov dhe motër Tatjana Vjelizhanini

24 MAJ 2022
RUSI

Dëshmitarët në Soçi qëndrojnë të palëkundur pavarësisht nga përndjekjet

Dëshmitarët në Soçi qëndrojnë të palëkundur pavarësisht nga përndjekjet

Më 28 mars 2022, Gjykata e Krahinës së Kostinskijt në Soçi shpalli vendimin për çështjen e vëllezërve Vladimir Deshko, Juri Loginski dhe Juri Moskaljov, si edhe të motër Tatjana Vjelizhaninit. Vëlla Deshkon e dënoi me një vit e katër muaj burg, kurse motër Vjelizhaninin e dënoi me një vit e pesë muaj burg. Meqë të dy e kanë kaluar në paraburgim periudhën e plotë të dënimit, nuk u kërkohet të futen në burg në këtë moment. Gjykata i dënoi vëllezërit Loginski dhe Moskaljov me 2 vjet vënie në provë, prandaj as atyre nuk u kërkohet të futen në burg në këtë moment.

Tabelë kronologjike

  1. 24 mars 2021

    Autoritetet i arrestojnë të katër dhe i futin në një qendër paraburgimi. I akuzojnë për pjesëmarrje në aktivitetet e një organizate ekstremiste

  2. 26 mars 2021

    Vëlla Deshkon dhe motër Vjelizhaninin i futin në një qendër paraburgimi 400 kilometra larg qytetit të tyre. Vëllezërit Loginski dhe Moskaljov i kalojnë në arrest shtëpie

  3. 3 shkurt 2022

    Vëlla Deshkon e lirojnë nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie

  4. 3 mars 2022

    Fillon procesi penal

  5. 4 mars 2022

    Motër Vjelizhaninin e lirojnë nga paraburgimi dhe e kalojnë në arrest shtëpie

Të dhëna

Jemi të bindur se Jehovai do të vazhdojë t’i forcojë e t’i mbështetë shërbëtorët e tij besnikë dhe do t’u sigurojë gjithçka u duhet për të përballuar këto ditë të fundit plot halle.—Psalmi 89:21.

a b Nuk ishte e mundur të merrnim komentet e tij/​e saj.