20 KORRIK 2023
RUSI
Del nga burgu vëlla Juri Savelievi
Më 19 korrik 2023, vëllanë Juri Saveliev e liruan nga një burg rus në qytetin e Rubtsovskit. Atë e arrestuan më 9 nëntor 2018 dhe kaloi mbi 4 vite e gjysmë në burg.
Në burg, Jurit iu shfaqën probleme shëndetësore nga kushtet johigjienike aty. Përveç kësaj, në shumë raste e futën në qeli ndëshkimore për shkak të akuzave të sajuara. Por, pavarësisht të gjithave, Juri nuk e humbi optimizmin duke marrë forcë nga lutjet. Ai fitoi respektin e shumë prej të burgosurve dhe të gardianëve të burgut, falë sjelljes së shkëlqyer dhe shfaqjes së cilësive të krishtere.
Para se të merrte dënimin me burg, Juri iu drejtua gjykatës me fjalët e Mateut 22:37, ku Jezui tha: «Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.» Ai ka lënë një shembull të jashtëzakonshëm, sepse ka jetuar sipas këtyre fjalëve dhe ka mbajtur integritetin. Jemi krejtësisht të bindur se Jehovai do ta bekojë për besimin, dashurinë dhe qëndrueshmërinë e tij.