Kalo te përmbajtja

Motër Elena Barmakini me të shoqin, Dmitrin, jashtë Gjykatës së Krahinës së Pervoreçenskit në Vladivostok

29 SHTATOR 2020
RUSI

Gjykatësi ia kthen prokurorisë çështjen e motër Elena Barmakinit për mungesë provash

Gjykatësi ia kthen prokurorisë çështjen e motër Elena Barmakinit për mungesë provash

Më 29 shtator 2020, Gjykata e Krahinës së Pervoreçenskit në Vladivostok nuk mori një vendim për çështjen e motër Elena Barmakinit. Përkundrazi, gjykata ia kthehu çështjen zyrës së prokurorit. Gjykatësi shpjegoi se prokuroria nuk kishte mjaft prova për të mbështetur akuzën se motër Barmakini ishte përfshirë në veprimtari ekstremiste. Prokuroria mund ta apelojë këtë vendim. Në të kundërt, gjyqi pezullohet derisa prokuroria të paraqesë prova me vlerë që gjyqi të vazhdojë.