Kalo te përmbajtja

23 maj 2019
RUSI

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për burgosjen e Denis Kristensenit

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për burgosjen e Denis Kristensenit

Më 23 maj 2019 një panel me tre gjyqtarë i Gjykatës Rajonale të Oriolit hodhi poshtë apelimin e Denis Kristensenit dhe la në fuqi vendimin e mëparshëm me 6 vite burg. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm rreth 80 vëllezër e motra, si edhe zyrtarë nga Australia e Danimarka. Ndërkohë për këtë çështje kanë raportuar edhe mediat ndërkombëtare.

Që nga shkurti, kur u dënua vëlla Kristenseni, janë bastisur 115 shtëpi. Gjithashtu janë ndjekur penalisht tri herë më shumë Dëshmitarë të Jehovait krahasuar me tre muaj para shkurtit.

Lutemi për vëlla Kristensenin dhe për të gjithë vëllezërit në Rusi. Jemi të sigurt se Jehovai «u rri pranë tërë atyre që e thërrasin» dhe do të vazhdojë t’i ndihmojë që të qëndrojnë besnikë përballë përndjekjeve.—Psalmi 145:18.