Kalo te përmbajtja

4 SHTATOR 2020
RUSI

Gjykata e apelit i mohon lirimin e parakohshëm vëlla Denis Kristensenit dhe urdhëron gjykatën e parë që ta gjykojë sërish çështjen

Gjykata e apelit i mohon lirimin e parakohshëm vëlla Denis Kristensenit dhe urdhëron gjykatën e parë që ta gjykojë sërish çështjen

Më 4 shtator 2020, Gjykata Rajonale e Kurskut anuloi vendimin e 23 qershorit të Gjykatës Krahinore të Lgovit për lirimin e parakohshëm të vëlla Denis Kristensenit. Gjykata Rajonale e Kurskut urdhëroi Gjykatën Krahinore të Lgovit që ta gjykonte sërish çështjen me një gjykatës të ri. Data nuk është përcaktuar ende.