14 TETOR 2020
RUSI
Gjykata e apelit në Rusi lë në fuqi dënimin dhe gjobën fillestare për vëlla Spirinin
Më 14 tetor 2020, Gjykata Rajonale e Ivanovos la në fuqi dënimin dhe gjobën fillestare që i kishin vendosur vëlla Jevgeni Spirinit në korrik të këtij viti. Gjykata e apelit hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për rigjykim të çështjes së vëlla Spirinit. Ka shumë mundësi që prokuroria ta apelojë këtë vendim, pasi do që të vihet në fuqi dënimi me 7 vite burg që kishte kërkuar në fillim.