26 TETOR 2020
RUSI
Gjykata ruse anulon sërish lirimin e parakohshëm të vëlla Kristensenit
Më 26 tetor 2020, Gjykata e Qytetit të Lgovit anuloi sërish lirimin e parakohshëm të vëlla Denis Kristensenit që ka bërë më tepër se 3 vite burg. Ai ka 10 ditë për të apeluar vendimin. Dënimi i vëlla Kristensenit duhet të përfundojë në maj të vitit 2022. Brenda këtij afati përfshihet edhe koha që ka qëndruar në paraburgim. Mirëpo, muajin e kaluar komisioni i burgut e akuzoi atë për «prishje me dashje të rregullit në burg» sipas protokollit të burgut. Për pasojë, autoritetet mund të vendosin të mos e marrin parasysh kohën që ka kaluar në paraburgim dhe kështu të mos e lirojnë në maj të vitit 2022, por më vonë.
Që prej arrestimit të vëlla Kristensenit më 25 maj 2017, ai dhe e shoqja, Irina, kanë duruar plot vështirësi që kanë ndikuar tek ata fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Prapëseprapë nuk e kanë humbur gëzimin dhe kanë qenë të vendosur të ruajnë besnikërinë. Kjo falë edhe miliona lutjeve që kanë bërë për ta vëllezër nga e gjithë bota.