30 NËNTOR 2020
RUSI
Gjykata ruse dënon 4 Dëshmitarë dhe 1 prej tyre e fut në burg
Më 30 nëntor 2020, Gjykata e Krahinës së Pervomajskit në qytetin e Omskut dënoi vëlla Sergej Poljakovin dhe gruan e tij, Anastasian, si edhe motrat Gauhar Bektemirovin e Dinara Djusekejevin.
Vëlla Poljakovin e dënuan me 3 vite burg dhe e futën menjëherë në burg. Tri motrat i dënuan me 2 deri në 2 vite e gjysmë vënie në provë. Ato nuk do t’i futin në burg. Gjatë fjalëve të fundit në seancën gjyqësore, vëlla Poljakovi shpjegoi me guxim: «Jezui paratha se për shkak të tij, dishepujt do t’i nxirrnin para qeveritarëve dhe mbretërve për të dhënë dëshmi. Nga këndvështrimi i Biblës, ky gjyq është përmbushje e kësaj profecie, që edhe ata që nuk kanë dëgjuar për autoritetin e Perëndisë, kanë mundësinë të mësojnë për të dhe të vendosin nëse do ta pranojnë ose jo.»—Mateu 10:18.