8 TETOR 2020
RUSI
Gjykata ruse dënon 6 Dëshmitarë. Ata do të vihen në provë për periudha nga 2 vite e gjysmë deri në 4 vjet
Më 8 tetor 2020, Gjykata e Krahinës së Zasvijazhskit në qytetin e Uljanovskit dënoi vëllezërit Aleksandër Ganin, Koren Kaçikjan, Andrej Tabakov dhe Mihail Zelenskij, si edhe vëllanë Sergej Mysin me të shoqen, Natalijan. Ata do të vihen në provë për periudha nga 2 vite e gjysmë deri në 4 vjet. Kjo do të thotë që për momentin ata nuk do të futen në burg.