26 JANAR 2021
RUSI
Gjykata ruse dënon me 2 vite e 3 muaj vënie në provë motër Galina Parkovën
Më 26 janar 2021, Gjykata e Krahinës së Leninskit në Rostov-mbi-Don dënoi motër Galina Parkovën me 2 vite e 3 muaj vënie në provë. Për momentin nuk do të qëndrojë në burg.
Në deklaratën e fundit në gjyq, ajo pohoi plot bindje: «Si një besimtare e kuptoj pse po has këtë situatë të vështirë. Zotëria im, Jezu Krishti, i paratha arsyet. Në ungjillin e Gjonit, kapitulli 15, vargu 20, Jezui tha: ‘Skllavi nuk është më i madh se zotëria. Nëse më kanë përndjekur mua, do t’ju përndjekin edhe ju.’
Nëse përndoqën Jezuin, i cili shëroi e ushqeu njerëzit dhe u foli për Atin e tij dhe Mbretërinë e ardhshme, atëherë çfarë duhet të presin ata që imitojnë Jezuin? Përndjekja për shkak të besimit më ka forcuar edhe më shumë bindjen se jam në rrugën e duhur.»