Kalo te përmbajtja

25 SHTATOR 2020
RUSI

Gjykata ruse dënon me 2 vite vënie në provë vëlla Konstantin Bazhenovin, gruan e tij, dhe një motër 73-vjeçare

Gjykata ruse dënon me 2 vite vënie në provë vëlla Konstantin Bazhenovin, gruan e tij, dhe një motër 73-vjeçare

Më 25 shtator 2020, Gjykata e Krahinës së Jelizovskit në territorin e Kamçatkës dënoi vëlla Konstantin Bazhenovin, gruan e tij, Snezhanën, dhe motër Vera Zolotovin. Në fillim, prokuroria kërkoi që çifti Bazhenov të gjobitej me 600.000 rubla (7.850 dollarë) dhe motër Zolotovi me 400.000 rubla (5.195 dollarë). Mirëpo, gjykata e dënoi secilin me 2 vite vënie në provë dhe më pas me 6 muaj kufizime. Çifti Bazhenov dhe motër Zolotovi janë të kënaqur që nuk do të shkojnë në burg e që nuk do të paguajnë ndonjë gjobë.