24 NËNTOR 2020
RUSI
Gjykata ruse dënon me 2 vite vënie në provë vëlla Sergei Ledeniovin
Më 24 nëntor 2020, Gjykata e Qytetit të Petropavlovsk-Kamçatskit në Territorin e Kamçatkës dënoi vëlla Sergei Ledeniovin. Atë e dënuan me 2 vite vënie në provë. Pasi të përfundojë dënimin, do të ketë disa kufizime edhe për 3 vite të tjera. Në këtë moment nuk do të shkojë në burg.
Në seancën e fundit, Sergei shpjegoi me guxim se çfarë do të thotë të jesh Dëshmitar i Jehovait. Ai pohoi: «Jehova nuk është emri i një populli, i një organizate a një feje. Jehova është emri i Perëndisë. Në Bibël, në librin e profetit Isaia, Jehovai i quan shërbëtorët e tij besnikë ‘dëshmitarët e mi’. Bazuar te këto fjalë, në një kongres të vitit 1931 morëm emrin ‘Dëshmitarë të Jehovait’. Ky emër tregon se çfarë nënkupton caktimi si dëshmitar i Perëndisë, pra t’u flasësh njerëzve për Të, i cili është Krijuesi, Shpëtimtari e Sovrani i Universit, dhe për qëllimin e tij të mrekullueshëm për njerëzimin. Ky është një nder i jashtëzakonshëm për mua dhe për bashkëbesimtarët e mi.»—Isaia 43:10.
Me bindje të plotë, Sergei tha gjatë gjyqit: «S’kam asnjë arsye pse të kem turp, sikur të kem bërë ndonjë krim. Ndërgjegjja ime është e pastër para Perëndisë dhe para njerëzve.»