24 SHKURT 2021
RUSI
Gjykata ruse dënon me burg vëlla Roman Baranovskin dhe të ëmën, Valentina Baranovskin, që është e moshuar
Më 24 shkurt 2021, Gjykata e Qytetit të Abakanit në Republikën e Hakazisë dënoi vëlla Roman Baranovskin me 6 vite burg. Gjithashtu dënoi mamanë e Romanit, motër Valentina Baranovskin, me 2 vite burg. Kjo është hera e parë që një nga motrat tona në Rusi dënohet me burg për shkak të besimit. Valentina mbush 70 vjeçe në prill të këtij viti. Në korrik 2020, ajo pësoi hemorragji cerebrale.
Pasi u njoftua vendimi, të dy Dëshmitarët i arrestuan. Ata do ta apelojnë vendimin.