22 DHJETOR 2020
RUSI
Gjykata ruse dënon me vënie në provë vëlla Semion Baibakun
Më 21 dhjetor 2020, Gjykata e Krahinës së Leninskit në Rostov-mbi-Don shpalli fajtor vëlla Semion Baibakun dhe e dënoi me tri vite e gjysmë vënie në provë. Për momentin nuk do të futet në burg.
Gjatë komenteve të tij të fundit para gjykatës pak ditë më parë, Semioni citoi fjalët e një aktivisti të njohur rus që mbron të drejtat e njeriut, i cili tha: «Ata [Dëshmitarët e Jehovait] përndiqen, e prapëseprapë buzëqeshin.» Pastaj Semioni pohoi: «Kjo është e vërtetë. Nuk ndihem i dëshpëruar e nuk kam asnjë fije urrejtjeje.» Më pas lexoi 2 Korintasve 4:8 dhe 9, dhe e aplikoi këtë varg për veten dhe për Dëshmitarët e tjerë në Rusi: «Jemi zënë ngushtë, por jo aq sa të mos lëvizim; jemi në mëdyshje, por jo fare pa rrugëdalje; jemi të përndjekur, por jo të braktisur; jemi përtokë, por jo të shkatërruar.»