3 SHKURT 2021
RUSI
Gjykata ruse dënon vëlla Artur Lohvitskin
Më 2 shkurt 2021, Gjykata e Krahinës së Birobidzhanit në Rajonin Autonom Jude dënoi vëlla Artur Lohvitskin, 35 vjeç. Gjykata e dënoi me 2 vite e 6 muaj vënie në provë plus 3 vite me kufizim të drejtash. Për momentin, Arturi nuk duhet të shkojë në burg.
Në deklaratën e fundit në gjyq, Arturi u shpreh: «Është një nder i jashtëzakonshëm për mua të jem pjesë e këtij procesi gjyqësor, pavarësisht nga vendimi juaj. Sërish kam parë qartë se si po plotësohen fjalët e Jezu Krishtit. Këto fjalë gjenden në Ungjillin e Markut, kapitulli 13, vargjet 9 dhe 10: ‘Prandaj kini kujdes, sepse njerëzit do t’ju dorëzojnë në gjykata, . . . që të jepni dëshmi para tyre. Gjithashtu, më parë duhet të predikohet lajmi i mirë në të gjitha kombet.’ . . . Njohuria që kam për Perëndinë më nxit t’u tregoj të tjerëve për qëllimin e Tij. I nderuar, për mua është privilegj që t’ju flas për këtë lajm të mirë.»