Kalo te përmbajtja

Vëlla Hasan Koguti me të shoqen, Ekaterinën, pasi u mor vendimi

10 SHTATOR 2020
RUSI

Gjykata ruse dënon vëlla Hasan Kogutin

Gjykata ruse dënon vëlla Hasan Kogutin

Më 10 shtator 2020, Gjykata e Qytetit të Berezovskit në rajonin e Kemerovos dënoi vëlla Hasan Kogutin. Gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim dhe e ka vënë në provë për 2 vite e gjysmë. Gjithashtu, gjykata ka kërkuar që të ketë disa kufizime të tjera për një periudhë 2-vjeçare shtesë. Vëlla Koguti është i kënaqur që nuk do të futet në burg, por do të qëndrojë me gruan dhe djalin e tij 8-vjeçar.