Kalo te përmbajtja

12 SHKURT 2021
RUSI

Gjykata ruse dënon vëlla Igor Carevin me 2 vite e gjysmë vënie në provë

Gjykata ruse dënon vëlla Igor Carevin me 2 vite e gjysmë vënie në provë

Më 29 prill 2021, Gjykata e Rajonit Autonom Jude la në fuqi vendimin fillestar për Igorin me 2 vite e gjysmë vënie në provë.

Më 12 shkurt 2021, Gjykata e Krahinës së Birobidzhanit në Rajonin Autonom Jude shpalli fajtor Igorin. Gjykata e dënoi me 2 vite e gjysmë vënie në provë.

Igori ka qenë i vendosur dhe pozitiv gjatë procesit gjyqësor. Në deklaratën e tij të fundit drejtuar gjykatës më 11 shkurt 2021, ai pohoi: «Jam menduar gjatë si do ta nisja deklaratën time të fundit në gjyq dhe vendosa të ndiqja këshillën që apostulli Pavël u dha të gjithë të krishterëve. Në letrën që u drejtoi Kolosianëve, ai i nxiti: ‘Tregohuni mirënjohës.’

Ndaj, i nderuar gjykatës dua t’ju falënderoj për atmosferën e qetë të procesit gjyqësor dhe që më kushtuat vëmendje. . . . Mirëpo, në radhë të parë i jam mirënjohës Krijuesit dhe Perëndisë tonë, Jehovait, sepse më ka mbështetur gjatë gjithë procesit. Ai më ka dhënë qetësi dhe paqe të brendshme.»—Kolosianëve 3:15.