Kalo te përmbajtja

16 DHJETOR 2020
RUSI

Gjykata ruse dënon vëlla Juri Savelievin me 6 vite burg

Gjykata ruse dënon vëlla Juri Savelievin me 6 vite burg

Më 16 dhjetor 2020, Gjykata e Krahinës së Leninskit në Novosibirsk dënoi vëlla Juri Savelievin me 6 vite burg. Vëllai ynë i dashur, Juri, po tregon qëndrueshmëri dhe merr kurajë nga studimi personal për profecitë në Bibël.

Gjatë deklaratës së tij të fundit para gjykatës në 9 dhjetor, plot guxim, Juri e përdori këtë rast për të dhënë dëshmi. Ai tha para të gjithëve në sallën e gjyqit: «Jezu Krishti foli për një profeci që po përmbushet në këto momente, tamam para syve tuaj. Ajo është dokumentuar në Shkrimet e Shenjta, në Bibël, te Marku 13:9, ku thuhet: ‘Prandaj kini kujdes, sepse njerëzit do t’ju dorëzojnë në gjykata, do t’ju rrahin nëpër sinagoga dhe do t’ju nxjerrin para guvernatorëve e mbretërve për shkakun tim, që të jepni dëshmi para tyre.’»