Kalo te përmbajtja

Vëlla Valeri Moskalenko prapa hekurave në sallën e gjyqit gjatë seancës së fundit

30 GUSHT 2019
RUSI

Gjykata ruse do të vendosë javën tjetër për vëlla Moskalenkon

Gjykata ruse do të vendosë javën tjetër për vëlla Moskalenkon

Gjykatësi Ivan Belih i Gjykatës së Krahinës së Zhileznadarozhnit në Habarovsk ka programuar që vendimin për çështjen penale kundër vëlla Valeri Moskalenkos, 52 vjeç, ta shpallë më 2 shtator 2019.

Vëlla Moskalenko ka qenë në paraburgim që kur e arrestuan mëngjesin e 2 gushtit 2018, kur Shërbimi i Sigurimit Federal (SHSF) dhe policia i bastisën shtëpinë. Para se ta arrestonin, agjentët i kontrolluan shtëpinë për gati pesë orë. Ngaqë ishte në paraburgim për më shumë se një vit, shqetësohemi se mos e dënojnë dhe e futin në burg pikërisht siç ndodhi me Denis Kristensenin.

Më 18 dhjetor 2018 pranë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) u paraqit një ankesë Moskalenko kundër Rusisë. Pranë GJEDNJ-së janë paraqitur mbi 50 ankesa kundër Rusisë. Qeveria ruse tashmë është njoftuar për 34 prej tyre.

Jemi krenarë për vëllezërit e motrat tanë të dashur në Rusi ‘për qëndrueshmërinë dhe besimin që po tregojnë në të gjitha përndjekjet dhe vështirësitë që po hasin’. S’diskutohet që Jehovai po i mbështet dhe po i bekon. Lutemi që Ai të vazhdojë t’i japë vëlla Moskalenkos forcën e nevojshme për të qëndruar me gëzim, pavarësisht nga vendimi që do të merret javën tjetër.—2 Selanikasve 1:4, nwt.