Kalo te përmbajtja

Vëlla Juri Zalipajevi jep deklaratën e tij të fundit në gjyq

7 TETOR 2020
RUSI

Gjykata ruse e shpall të pafajshëm vëlla Juri Zalipajevin

Gjykata ruse e shpall të pafajshëm vëlla Juri Zalipajevin

Më 7 tetor 2020, Gjykata e Krahinës së Majskijit në Republikën e Kabardino-Balkarisë e shpalli të pafajshëm vëlla Juri Zalipajevin dhe i hodhi poshtë të gjitha akuzat kundër tij. Prokuroria ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Prokuroria akuzoi vëlla Zalipajevin se nxiste të tjerët që të ishin të dhunshëm. Mirëpo, mbi 30 veta dëshmuan se ai nuk bënte gjë tjetër veçse i inkurajonte të tjerët të lexonin Biblën dhe të shfaqnin dashuri e mirësi ndaj të gjithëve.

Vendimi i gjykatës, që e shpalli të pafajshëm vëllanë, ishte i bazuar edhe në deklaratat e kohëve të fundit nga Grupi i Punës i OKB-së kundër Burgosjes Arbitrare (GPBA), që konfirmonte se Dëshmitarët e Jehovait nuk praktikojnë e as nxisin dhunën në asnjë lloj forme.

Pasi u njoftua vendimi, vëlla Zalipajevi tha: «Familja dhe miqtë e mi ishin përgatitur për më të keqen. Falë Jehovait nuk isha nën presion gjatë gjyqit. Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për të gjithë ata që mbrojtën pafajësinë time.»