15 SHKURT 2021
RUSI
Gjykata ruse gjobit motër Svetlana Monisin për shkak të besimit
Më 15 shkurt 2021, Gjykata e Krahinës së Birobidzhanit në Rajonin Autonom Jude shpalli fajtore për pjesëmarrje në aktivitetet e një organizate të ndaluar motër Svetlana Monisin. Gjykata e gjobiti me 10.000 rubla (135 dollarë amerikanë).
Në deklaratën e saj të fundit në gjyq, Svetlana tregoi besim dhe guxim. Ajo u shpreh: «Dua të theksoj se po qëndroj para jush . . . në emër të Zotërisë tim, Jezu Krishtit, dhe Atit të tij, Perëndisë Jehova. Ja çfarë thotë Bibla te 1 Pjetrit 4:14-16: ‘Nëse po ju poshtërojnë për emrin e Krishtit, lum ju, sepse fryma e lavdisë, po, fryma e Perëndisë, prehet mbi ju. Megjithatë, askush nga ju të mos vuajë ngaqë është vrasës, hajdut, keqbërës, a ngaqë fut hundët në punët e të tjerëve. Por, nëse dikush vuan si i krishterë, të mos e ketë për turp, por të vazhdojë t’i japë lavdi Perëndisë duke mbajtur këtë emër.’»