21 NËNTOR 2019
RUSI
Gjykata ruse gjobit vëlla Aleksej Metsgerin me 350.000 rubla, por refuzon kërkesën e prokurorit për ta dënuar me tri vite burg
Të enjten më 14 nëntor 2019, Gjykata Krahinore e Ordzhonikidzevskit në qytetin e Permit e shpalli fajtor vëlla Aleksej Metsgerin dhe e gjobiti me 350.000 rubla (rreth 5.460 dollarë amerikanë). Ai është vëllai i 12-të në Rusi që brenda këtij viti shpallet fajtor për veprimtari të ashtuquajtur ekstremiste, pra vetëm se ka praktikuar paqësisht besimin ose ka folur me të tjerët për bindjet e veta. Avokati i tij do të apelojë vendimin.
Çështja penale kundër vëlla Metsgerit u hap më 25 prill 2019 vetëm e vetëm se është Dëshmitar i Jehovait. Disa nga provat kundër tij ishin bisedat rreth fesë me disa individë që i kishin regjistruar fshehurazi këto biseda.
Gjyqi filloi më 14 tetor 2019. Prokurori i qytetit kërkoi që vëlla Metsgeri të dënohej me tri vite burg. Ndonëse gjykata nuk e dënoi me burg, na shqetëson fakti që edhe një vëlla tjetër shpallet fajtor. Kjo tendencë mund të vlejë si një precedent për të ndjekur penalisht edhe shumë motra e vëllezër të tjerë.
Ndonëse autoritetet vazhdojnë t’i përndjekin padrejtësisht vëllezërit tanë në Rusi, jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë t’i ngushëllojë e t’u japë forcë.—Psalmi 119:76, 161.