23 TETOR 2020
RUSI
Gjykata ruse gjobit vëlla Anatolij Tokarevin
PËRDITËSIM | Gjykata e Kasacionit në Rusi hedh poshtë apelimin
Më 30 nëntor 2021, Gjykata e Kasacionit hodhi poshtë apelimin e vëlla Anatolij Tokarevit. Tani hyn në fuqi dënimi i tij me gjobë.
Më 23 tetor 2020, Gjykata e Krahinës së Oktabërskit në Kirov e shpalli fajtor Anatolijin dhe e gjobiti me 500.000 rubla (6.552 dollarë amerikanë). Ai ka 10 ditë për të apeluar vendimin.
Në deklaratën e tij të fundit në gjykatë, vëlla Tokarevi pohoi plot guxim: «Në kontekstin e çështjes sime penale, zyrtarë të forcave të rendit, me fjalë të tjera, më kanë thënë: ‘Ose hiq dorë nga besimi, ose . . . do të dënohesh publikisht dhe ashpër.’ . . . I nderuar, e thashë në seancën e parë këtu në gjyq dhe e them përsëri tani, unë nuk mund të heq dorë nga besimi te Perëndia. . . . Është e vërtetë se, si për mua edhe për çdo Dëshmitar të Jehovait, kërcënimi me burg a madje me vdekje janë arsye për t’u frikësuar. Edhe etiketimi si ekstremist në mënyrë publike dhe të paarsyeshme është një njollë në biografinë time. Pavarësisht nga kjo i nderuar gjykatës, nuk mund ta braktis Perëndinë dhe të humbas dashurinë e tij.»