Kalo te përmbajtja

13 MAJ 2021
RUSI

Gjykata ruse hedh poshtë apelimin e motër Julia Kaganoviçit

Gjykata ruse hedh poshtë apelimin e motër Julia Kaganoviçit

Më 13 maj 2021, Gjykata e Rajonit Autonom Jude hodhi poshtë apelimin e motër Julia Kaganoviçit. Ajo mori vendim në favor të prokurorisë, e cila kishte kërkuar ndryshimin e dënimit fillestar të motrës Kaganoviç nga gjoba prej 10.000 rublash (135 dollarësh amerikanë), në dy vite e gjysmë vënie në provë. Për momentin, ajo nuk duhet të shkojë në burg.