19 JANAR 2021
RUSI
Gjykata ruse hedh poshtë apelimin e vëlla Sergei Ledeniovit
Më 19 janar 2021, Gjykata e Territorit të Kamçatkës hodhi poshtë apelimin e vëlla Sergei Ledeniovit. Nga tani hyn në fuqi dënimi i tij fillestar me 2 vite vënie në provë. Për momentin nuk duhet të shkojë në burg.
Para se të merrej vendimi, Sergeit iu dha mundësia që të jepte një deklaratë në gjyq. Plot guxim e mbrojti besimin dhe tha se ishte i vendosur të adhuronte Jehovain. Ai u shpreh: «Besimi im nuk bazohet thjesht në statutet e ndonjë organizate, por në Bibël. Për shembull, Bibla thotë se ‘çdo shtëpi ndërtohet nga dikush, por ai që ka ndërtuar gjithçka, është Perëndia’ dhe se ai ‘e ka emrin Jehova’. (Hebrenjve 3:4; Eksodi 15:3) Asnjë dënim [penal] nuk mund t’i fshijë këto fjalë nga Bibla ose nga zemra ime.»