Kalo te përmbajtja

28 SHTATOR 2021
RUSI

Gjykata ruse hedh poshtë apelimin kundër vendimit për të ndaluar aplikacionin JW Library

Gjykata ruse hedh poshtë apelimin kundër vendimit për të ndaluar aplikacionin JW Library

Më 27 shtator 2021, Gjykata e Qytetit të Shën-Pjetërburgut hodhi poshtë apelimin për vendimin e 31 marsit 2021, që e deklaroi ekstremist aplikacionin JW Library dhe ndaloi përdorimin e tij në të gjithë Federatën Ruse dhe në Krime. Vendimi fillestar i gjykatës do të hyjë menjëherë në fuqi.